
Ftesa digjitale dasme
Vetëm një herë në jetë i mblidhni të gjithë njerëzit që doni në një vend. Le të jetë ftesa gjëja e parë që ua rrëmben zemrën: zarfi hapet, muzika juaj nis, ditët numërohen — dhe askush nuk e harron.
▶ Kjo është ftesë e vërtetë — shfletohet vetë
E thjeshtë si 1—2—3
Ju duhen 5 minuta. Neve mesatarisht 6–12 orë. Mysafirëve — një klik.
Provoni ftesat live dhe zgjidhni stilin tuaj. Çdo temë përshtatet plotësisht me emrat, datën dhe ngjyrat tuaja.
Shiko temat →Emrat, data, orari, vendndodhjet — dhe nëse doni, fjalët tuaja: citati, mesazhi, historia juaj. Ose i lini tekstet te ne.
Plotëso formularin →Mesatarisht për 6–12 orë ju dërgojmë ftesën për miratim. Kur të thoni „kjo është!" — paguani dhe linku është i juaji.
Si funksionon →💡 Pa zgjedhje të ndërlikuara: numërimi, harta, RSVP, muzika dhe zarfi digjital janë të përfshira në çdo ftesë — shikoni çfarë merrni.
⭐ Çiftet më së shpeshti zgjedhin Prizren Vibe
Këto nuk janë fotografi — janë ftesa të vërteta që shfletohen para syve tuaj. Klikoni „Hape ftesën" për përjetimin e plotë me zarf.
Dy nivele, një standard
📸 Nga një selfie — në portret dasme
Na dërgoni një fotografi të thjeshtë — ne e kthejmë në portret dasme me ilustrim AI dhe e vendosim në zemër të ftesës. Mysafirët nuk do t'u besojnë syve.
Shiko si duket
Prizreni, Prishtina, Gjakova... — vendi ku martoheni bëhet akuarel artistik që hap ftesën tuaj. Një detaj që mysafirët e komentojnë javë të tëra.
Shiko si duketÇmimet
Pa kosto të fshehura: përgatitja, hostimi dhe të gjitha ndryshimet janë në çmim.
29 €
50 €
Zero rrezik: paguani vetëm pasi ta shihni ftesën tuaj të gatshme dhe të jeni plotësisht të kënaqur. Nëse nuk ju pëlqen — nuk paguani asgjë. Kaq thjesht.
📅 Pranojmë numër të kufizuar porosish në muaj që çdo çift të marrë vëmendje të plotë — rezervoni datën tuaj me kohë.
Llogaria është e thjeshtë
| Për 100 mysafirë | Të shtypura | Aurora Wedding |
|---|---|---|
| Çmimi | 150–300€ | nga 29€ gjithsej |
| Koha e përgatitjes | 2–4 javë | mesatarisht 6–12 orë |
| Shpërndarja | Derë më derë, ditë të tëra | Një link në WhatsApp |
| Ndryshimet | Të pamundura pas shtypjes | Falas, në çast |
| Konfirmimet e mysafirëve | Me qindra telefonata | Automatike, me një klik |
| Harta, muzika, numërimi | — | ✓ Të përfshira |
Çiftet për ne
Arta & Leutrim
„Mysafirët nuk pushonin së foluri për ftesën! E porositëm në mëngjes — në mbrëmje ishte gati."
Vesa & Driton
„Ndryshuam orarin një javë para dasmës — ftesa u përditësua për 10 minuta dhe të gjithë mysafirët e panë menjëherë."
Anda & Blerim
„Lista e konfirmimeve na kurseu qindra telefonata. E dinim saktë sa mysafirë vijnë — pa stres."
Dafina & Ardit
„E dërguam linkun në grupin e familjes dhe brenda mbrëmjes kishim 40 konfirmime. E pabesueshme sa e lehtë ishte."
Elira & Fisnik
„Gjyshja ime e hapi vetë nga telefoni — dhe qau kur nisi muzika. Ky moment vlen më shumë se çdo çmim."
Rina & Lorik
„Kërkuam tri ndryshime një ditë para dasmës — të gjitha u bënë brenda orës. Shërbim vërtet i jashtëzakonshëm."
Pyetjet e shpeshta
Ju merrni një link unik që ua dërgoni mysafirëve me WhatsApp, SMS ose rrjete sociale. Mysafiri klikon linkun dhe ftesa hapet — pa instaluar asnjë aplikacion.
Mesatarisht 6–12 orë nga momenti kur na dërgoni të dhënat — shpesh edhe më shpejt. Ftesat Premium me ilustrim të personalizuar AI janë gati për 1–2 ditë.
Online me kartelë bankare ose përmes Western Union — si t'ju vijë më lehtë. Dhe rregulli ynë i artë: paguani vetëm pasi ta shihni ftesën tuaj të gatshme.
Absolutisht — dhe kjo është pjesa më e bukur! Citati juaj, mesazhi juaj, mënyra si e tregoni historinë tuaj — ju na thoni si e ndieni, ne e bëjmë të duket bukur. E nëse nuk ju vjen frymëzimi, kemi tekste të gatshme që i përshtatim për ju.
Po! Kjo është përparësia më e madhe e ftesës digjitale. Çdo ndryshim u shfaqet të gjithë mysafirëve në çast, pa e ridërguar linkun.
Mysafiri klikon „Po, vijmë" ose „Nuk vijmë", shkruan emrin dhe numrin e personave. Ju merrni një listë të rregullt të të gjitha përgjigjeve dhe në çdo moment e dini numrin e saktë të të ftuarve.
Ftesa hapet si çdo faqe interneti e zakonshme, me një klik në link. Pa aplikacione, pa regjistrime, pa fjalëkalime — nëse dikush di të hapë një mesazh, di ta hapë edhe ftesën.
Ftesa është aktive së paku deri një muaj pas dasmës. Me paketën Premium mbetet online përgjithmonë — si kujtim që e hapni sa herë të doni.
Plotësoni formularin — ose na shkruani direkt. Përgjigjemi brenda pak orësh.
🔥 Çmimi i hapjes 29€ vlen deri më